Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk e ndal as COVID-19/ Rama në delir: Vetëm unë mund ti jap më shumë këtij vendi

Ndërsa foli për aktin normativ, që synon të rregullojë raportet qeramarrës-qeradhënës, Kryeministri Rama theksoi edhe një herë, se janë të panegoziueshme pagesat e taksave apo shlyerja e faturave të energjisë dhe ujit.

“Heqje taskash, shtyrje taskasah, shtyrje faturash, të mos e përdorin në këtë luftë. Lufta financohet me taksa, nuk financohet nga ndojnë shpellë që ka flori , por financohet nga taksat. Kemi falur 150 milionë dollarë kamatvonesa.Taksa, fatura detyrimesh për drita, janë jashtë bisedës”, tha Rama.

Më pas, kreu i qeverisë nuk hezitoi ti thurte lavde vetes teksa tha: “Nëse ka një njeri që mund të japë më shumë në këtë vend, ai jam unë”…