Lajme Javore

Informohu i pari

Një tjetër fëmijë i infektuar me Covid-19, 5 pacientë shërohen në 24 orët e fundit

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 28 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin në total në 361 të infektuar.

Mes të infektuarëve mësohet se është edhe një fëmijë.

Lajm i mirë është se janë shëruar 5 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarëve në 104.

Gjithashtu në shërbimin Infektiv aktualisht janë 64 të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej, ku 6 janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion.

Kujtojmë se numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 20.