Lajme Javore

Informohu i pari

Në Shqipëri duan të heqin fjalën nënë/ Flet Bes Kallaku dhe i vë kapak: Shpirtin ma ngroh vetëm ‘o ma, o ba’

Kërkesa e komunitetit LGBT për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prind që ka lindur” ka shkaktuar mjaft debat dhe revoltë tek qytetarët, të cilët e kanë konsideruar këtë kërkesë absurde. Lidhur me këtë ka reaguar dhe Bes Kallaku gjatë puntatës së sotme në spektaklin e humorit, “Kosherja”. Duke argumentuar se përse është kundër kësaj kërkese, aktori i humorit thotë ndër të tjera se “shpirtin ma ngroh vetëm fjala ‘o ma, o ba’.

“Nuk kam asgjë, mbase është mirë siç thoni ju por thjesht na keni kapur pa përgatit. Na është mësuar goja duke thënë o ma, o ba. Si do e themi shprehjen nana, si do ta ndryshojmë jam prindi 1. Si do ta ndryshojmë pallatin 176, atë prindin 1 nuk ta shanin por për atë prindin 2 çfarë nuk thonë. Do të ndryshojmë këngët. Imagjino dhe Vagabondin duke kënduar sado që je gangster mos u bën gangster me prindin 1 ose kur dëgjon zërin e prindit 1.

Dhe pastaj imagjino Alban Ramosajn kur fitoi Këngën Magjike të mos thoshte ma fitova por prindi 1 fitova. Si t’i thërrasim Babastars? Prindi 2 stars apo pesë pyetje nga prindi 2 ramo. Po Nënë Terezën, po Baba Mondin. Pastaj do të hyjë sherri në familje pse ti prindi 1 dhe unë dyshi. Pastaj ndahen për mospërputhje numrash. Po si do t’ju themi gjyshërve?