Në Kosovë ndalohen dasmat/ Gjendet zgjidhja: Do martohen në Kukës, ja në sa ahengje janë ftuar këngëtarët
Moslejimi i organizimit të dasmave në Kosovë, ka bërë që kosovarët që kanë planifikuar të martohen këtë vit, t’ia mësyjnë Shqipërisë. Shumë prej tyre tashmë kanë rezervuar sallat e dasmave në Kukës. Përveç sallave, ata kanë zgjedhur edhe këngëtarët që do t’i argëtojnë në një prej ditëve më të rëndësishme të jetës.
Vera do t’i gjejë shumë kosovarë në Shqipëri. Përveç për pushime, një pjesë e tyre kanë vendosur që t’i mbajnë edhe dasmat atje, meqenëse evente të tilla s’po lejohen në Kosovë, shkaku i numrit të lartë të rasteve me COVID-19.
Se kosovarët kanë filluar të rezervojnë sallat e dasmave në Shqipëri e thonë edhe këngëtarët që janë ftuar për të marrë pjesë. Këngëtari Afrim Muçiqi ka treguar se ai do të këndojë në katër dasma në Kukës.
Por, thotë se janë duke përgatitur një manual për organizimin e dasmave dhe ahengjeve të tjera në vend, ashtu që kosovarët të mos kenë nevojë të dalin jashtë vendit për t’i bërë dasmat.
“Po, dikund katër dasma deri tash janë bartë nga Kosova nga Shqipëri. I kam pranuar, meqenëse kam qenë i kontraktuar në Kosovë, por dasmori i ka zhvendos për shkak të pasigurisë. Këto dasma janë zhvendos para se të merren masat e reja.