Lajme Javore

Informohu i pari

Moderatorja shqiptare përlotet në mes të emisionit: Kam lënë vajzën vetëm

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Brunilda Lahe ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në daljen e saj të parë publike pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Hanës.

Bruna tregoi e përlotur se ishte hera e parë që largohej nga e bija dhe për Hanën tani po kujdesej motra e moderatores.

“Është hera e parë që e kam lënë vetëm dhe prandaj jam kështu”, tha e përlotur Bruna.

Brunilda Lahe u bë nënë në dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë shtatzënisë, moderatorja e “My Living”, ishte shumë aktive me postime në Instagram dhe ndau eksperiencën edhe nëpërmjet një vlogu në Youtube.