Lajme Javore

Informohu i pari

Mjekia shqiptare jep lajmin e keq/ 3500 fëmijë shqiptarë i ka prekur Covid-19 deri tani





Komitetit Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë live për situatën dhe masat për përballimin e epidemisë.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjekja pediatre-infeksioniste Gjeorgjina Kuli-Lito ka folur për situatën e COVID-19 me fëmijët në mbledhjen e djeshme. Ajo tha se nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3500 raste pozitive, nga të cilët 5% me komplikacione dhe që kanë kërkuar ndihmë spitalore.

Të regjistruar që nga fillimi i epidemisë kemi rreth 3500 raste pediatrike pozitive prej të cilëve vetëm 5% kanë kërkuar ndihmë spitalore, pra që kanë paraqitur komplikacione të aparatit respirator apo komplikacionin e përshkruar dhe në vende të tjera të botës siç është përgjigje inflamatore multisistemike.

Kemi kapacitete të lira për hospitalizimin e fëmijëve në qoftë se do të jetë e nevojshme dhe po kështu skenarë në vazhdimësi për të ndihmuar në raste të kërkesës së rritur për hospitalizim.