Mjekët nuk ua thonë/ Kjo bimë medicinale shëron 3 sëmundje, i heq si me dorë, e gjeni edhe në Shqipëri
Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres. Ka një kërcell të gjatë, me gjethe vezake, me lule të mbledhura në vile dhe me rrënjë të fuqishme të drunjta.
Emri shkencor i jamballit është Glycyrrhiza dhe ka origjinën nga Greqishtja e lashtë. “Glukos” do të thotë “e ëmbël” ndërsa “riza” do të thotë “rrënjë.”
Kjo rrënjë e ëmbël përmban glycirizinë, një përbërës që rezulton të jetë 50 herë më i ëmbël se mjalti.
Vendlindja e jamballit është Mesdheu ku prej shekujsh kjo barishte është vlerësuar për vetitë mjekësore. Në Arabinë e vjetër, jamballi përdorej kundër kollës, ndërsa në Greqinë e lashtë përdorej edhe kundër azmës.
Barishtja ka një histori të pasur edhe në Azi, ku përdorej kundër irritimeve dhe spazmave në sistemin tretës. Shumë prej formulave bimore përmbajnë këtë barishte për të ndihmuar përthithjen e ushqimeve nga sistemi tretës dhe të bimëve të tjera.
Mjekësia popullore Aziatike e përdor rrënjën e jamballit për të larguar irritimet e mukusit dhe luftuar inflamacionin. Kjo rrënjë ka ndikim edhe tek gjendrat adrenale