Lajme Javore

Informohu i pari

Media gjermane: Menaxhimi i krizës në Shqipëri, Edi Rama Mister koronavirusi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njihet për stilin e tij satirik dhe autoritar. Në kohët e koronavirusit ai u dërgon mesazhe me zë qytetarëve.

E nëse doni të mësoni për situatën aktuale të në Shqipëri të krijuar prej koronavirusit, mos kërkoni të informoheni nga mediat apo nga të dhënat që publikohen nga autoritet shëndetësore, por bëni një vizitë në faqen në Facebook të kryeministrit Edi Rama.

Ai e quan ‘lu ftë’, atë që po ndodh prej koronavirusit dhe ai i ka shpallur lu ftë koronavirusit. Në Shqipëri nëse doni të dilni nga banesa duhet të merrni leje në një aplikacion elektronik.

Shqipëria është në shtetrrethim shumë të rreptë. Mund të dalësh nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00 dhe lejohet të dalë vetëm një person nga familja, vetëm për një orë për të bërë pazaret.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, ai i cili u mësoi shqiptarëve si ta përdornin këtë aplikacion, me anë të një video tutorial në faqen e tij në Facebook.

Në Shqipëri askush nuk t’i shpëtojë Ramës këto ditë. Ai u dërgon rregullisht mesazhe zanore në telefon të gjithë përdoruesve të ‘Vodafone’ në vend.

Aktivistja nga Shqipëria, Gresa Hasa tregon se ajo duhet të bënte një telefonatë të rënëdësishme. E më tej tregon:

Thirrja ime u bllokua, në vend të flisja në telefon duhej të dëgjoja zërin e Ramës: ‘Përshëndetje Edi jam! Lani duart! Qëndro në shtëpi! Së bashku mund t’ia dalim!‘‘
Në krizën e koronavirusit Edi Rama ka dalë në skenë më shumë se zakonisht. Ai është numri një i Shqipërisë.

Hasa thotë:

Këtu nuk ka asnjë shtet të vërtetë, Rama është Alfa dhe Omega.
Prej disa kohësh Rama ka mundur të veprojë ashtu si do ai. Partia Demokratike e ka bojkotuar Parlamentin prej një kohe të gjatë. Gjykata Kushtetuese nuk është funskionale. E Rama duket shumë i lumtur që përfitoi nga kjo gjë.

Rama ka vënë i vetëm masa shumë të forta duke nisur që nga 9 marsi. Si përshembull pensionistët nuk lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre deri në fund të pandemisë.

Njerëzit i paranojnë këto masa për shkak të pamjeve tronditëse nga Italia, me të cilat Shqipëria ka lidhje të ngushta sociale dhe ekonomike. Por dhe nga frika se sistemi shëndetësor në Shqipëri është shumë i dobët dhe spitalet në Shqipëri nuk mund t’i rezistojnë një shpërthimi masiv të koronavirusit.

Rama e ka futur vendin e tij mendërisht në lu ftë dhe kjo mund të shihet qartë nga pamjet në rrugë. Pamjet që jepen në mediat sociale dhe televizione tregojnë qartë automjete ushtarake dhe ushtarë të armatosur që patrullojnë në lagje.

Sipas Ramës, ata duhet të ndërmarrin çfarëdo veprimi që është i nevojshëm, përfshirë këtu edhe gazin lotsjellës.

E duke marrë parasysh të gjithë këto rregulla të rrepta është e çuditshme që ato nuk duket të zbatohen për të gjithë. Në fasoneri, në call centera në minera dhe në fushën e ndërtimit në Shqipëri nuk zbatohen.

Këto sektorë janë akoma në punë dhe thuhet se as nuk janë marrë masa mbrojtëse.

Aktivistja Hasa tha më tej:

Puna për të ndërtuar vazhdon akoma në mënyrë që politikanët dhe biznesmenët shqiptarë të mund të vazhdojnë të pastrojnë paratë e tyre. Dhe puna në Call Center është më e rëndësishme se sa jeta e punonjësve. Ka më shumë rëndësi për ta shitja e produkteve për italianët e karantinuar përmes telefonit se sa jeta e punonjësve.