Lajme Javore

Informohu i pari

Me qirinj dhe lule në duar/ Shqiptarët sërish dalin në shesh për Klodianin

Ndërsa në Tiranë vijonte grumbullimi për protestën e tretë radhazi për v ra sjen e të riut Klodian Rasha nga po l icia, marshime protestë u mbajtën në të gjithë vendin.

Qytetarët e Shkodrës 'thyejnë' orën policore, ndezin qirinj në protestën-homazh për Klodian Rashën

Në Lezhë vra s ja e 25-vjeçarit mblodhi sërish në proteste këtë të premte një grup të rinjsh. Ata u grumbulluan rreth ores 17:00 në qender të qytetit pranë obe liskut të Besëlidhjes dhe me pas m a rshuan përgjatë rruges “Luigj Gurakuqi” dhe u ndaluan para Ko mis ariatit të Pol icisë.

Edhe në Fier me dhjetëra të rinj të organizuar nisën marshimin me qirinj në duar. Në marshim u pa dhe ish-deputeti demokrat Luan Baçi. Marshimi u ndal te Prefektura.

Në Pogradec me dhje tëra të rinj të tjerë nisën marshimin nga Bashkia në drejtim të komisariatit me thirrjet “Hiqni kapelet”. Pati një komunikim në shefit të komis ariatit të Pogradecit, Artur Hebaj, me protestuesit, i cili u bëri thirrje të qëndrojnë larg akteve të d hu nës. Edhe në Durrës një grup të rinjsh u mblodhën në sheshin qëndror.

Drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës, protesta edhe në Durrës - YouTube