Lajme Javore

Informohu i pari

Madhështore/ Vajza nga Korça ndihmon fëmijët në Pogradec: 100 çanta shkolle dhuratë

Adoleshentja në SHBA me rrënjë shqiptare ndihmon fëmijët në nevojë të Pogradecit, ka edhe një mesazh prekës.

Një ndihmë në 100 çanta shkolle ndodh të bëhet nga ata shembuj bamirësie që rëndom thuhet se ‘thyejnë’ rrjetet sociale me klikime apo marrin pëlqime të shumta.

I tillë është gjesti i një adoleshenteje nga SHBA por me rrënjë shqiptare që u ka ardhur në ndihmë 100 fëmijëve pogradecarë me familjet në nevojë duke bërë të pajisen me çanta shkolle në prag të vitit të ri arsimor.