Lajme Javore

Informohu i pari

Konkurrenti i Përputhen të këput shpirtin me historinë/ Babai luante bixhoz dhe pinte, nuk e pashë për shumë vite, shkova e gjeta në mes të Australisë si mos më keq

Samiu, një nga konkurrentët e Për’Puthen +40 ka një histori të tri shtë të jetës, sa kur e dëgjon të duket si film.

Ai ka lindur në Australi por në moshë të vogël ka udhëtuar në Ulqin, aty ku edhe është rritur.

Në takimin me Gilbertën, ai ka treguar se në moshën 17-vjeçare është nisur nga Ulqini për në Australi për të takuar babanë e tij që kishte vite që se shikonte.

“U nisëm nga Australia për në Ulqin por babai nuk erdhi kurrë me ne. Ai ishte një bixhozçi dhe qëndroi atje. Unë shkova ta gjeja më ndihmoi pjesa se kisha pasaportë australiane. 22 mijë kilometra larg ta gjeja në kohën që nuk ka internet. ai ishte në një vend. ishte një perde e ftohtë, ai ishte i rrënuar nga jeta dhe ajo më përmalloi shumë se gjyshja ime kishte ndërruar jetë dhe ai kur rë nuk e pa nënën babanë apo xhaxhanë. Kur e gjeta në atë mënyrë, të rrënuar më bëri që mos të qëndroja”, tha Samiu.