Lajme Javore

Informohu i pari

Konfirmohet/ Basha zgjidhet për herë të tretë në krye të PD-së

Lulzim Basha është rizgjedhur për një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike. Nga rezultatet paraprake të procesit të një dite më parë, Basha ka marrë mbi 32 mijë e 800 vota ose 81% të tyre.

Në vendin e dytë rendite Agron Shehaj me mbi 6 mijë vota ose 15%. 2.4% e votave kanë shkuar për Edit Harxhin dhe 1.8% të tyre për Fatbardh Kadillin.

Sipas të dhënave paraprake, kanë ushtruar të drejtën e votës 54.7% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.