Lajme Javore

Informohu i pari

Komuniteti rom në ditë të zeza, burri: O të na japë ndihmë qeveria o të na lërë të punojmë!

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Komuniteti rom në vendin tonë po kalon ditë më të vështira se kurrë më parë ndoshta.

Ata thonë se ndihma nuk kanë marrë dhe në këto ditë të vështira për të gjithë nuk kanë as se si të sigurojnë bukën e gojës. Njëri prej tyre ka thënë:

Po nuk punova me bidona ku do të ha? Kam borxh 170 mijë lekë te komshiu, nuk më jep më. Ne kërkojmë ndihmë nga shteti, ose të na lënë të punojmë.
Ata kërkojnë ndihmë vetëm që të kenë për të ngrënë dhe asgjë më shumë se kaq. Shumë prej anëtarëve të komunitetit rom janë duke jetuar në mjerim të skajshëm këto ditë.

Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.