Lajme Javore

Informohu i pari

Këta sikur ishin zënë/ Rama dhe Albin Kurti i harrojnë të gjitha; Dalin në foto të përqafuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me homologun kosovar Albin Kurti. Në foton e publikuar, dy liderët shqiptarë duken të përqafuar dhe të buzëqeshur.

Pas tyre, i buzëqeshur shfaqet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Mesa duket në foto, kryeministri Rama dhe Kurti i kanë lënë për një çast mosmarrëveshjet që kanë pasur në të shkuarën.

Shqipëria ishte këtë herë mikpritësja e samitit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave. Në këtë samit morën pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.