Lajme Javore

Informohu i pari

Kejvina Kthella ç’nuk thotë për Taynën

Reperja e njohur Tayna dhe modelja Kejvina Kthella kanë krijuar një lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën. Dyshja kalojnë shpesh pushimet së bashku dhe nuk mungojnë postimet në rrjete sociale.

Së fundmi Kejvina ka publikuar një video me Taynën në Instastory, të realizuar kohë më parë, dhe ç’nuk ka thënë për të: fjalë nga më të mirat. Mes të tjerash ajo shprehet se Tayna është një ndër njerëzit e paktë që njeh me zemrën flori.

“Tayna, një ndër njerëzit e paktë që njoh që e ka zemrën flori. Krenare, shumë krenare për ty gjithmonë! Të dua zemër”, ka shkruar modelja.