Lajme Javore

Informohu i pari

‘Jetojnë në një shtëpi por nuk flenë bashkë’, dalin detajet e ndarjes së William Levyt nga gruaja

Aktori shumë i njohur nga telenovelat latine, William Levy është ndarë nga bashkëshortja e tij, Elizabeth Gutierrez. Mediat e huaja raportojnë se çifti prej muajsh nuk janë më bashkë, por dyshimet nisën së fundmi në premierën e filmit “En brazos de un asesino”.

William dhe Elizabeth shkuan veç e veç në premierë dhe u ulën larg njëri-tjetrit.

Një burim pranë çiftit ka thënë për portalin Tv Notes, se dyshja jetojnë ende në një çati për hir të fëmijëve të tyre.

“Edhe pse ende nuk duan ta bëjnë publike, fatkeqësisht ata nuk janë më çift. Megjithatë për hir të fëmijëve ata jetojnë në shtëpinë e tyre në Miami, por flejnë në krevatë të ndarë, si dy të huaj”, tha burimi.

I njëjti burim tha se Elizabeth vazhdon ta dojë Williamin dhe po shpreson që ata të rikthehen. Ndërsa William nuk dëshiron ta bëjë ndarjen publike sepse nuk do skandale dhe e ka mendjen tek promovimi i filmit të ri./Xing.al