Lajme Javore

Informohu i pari

Jam shumë e lumtur/ Vajza e Rita Latit prezanton të dashurin dhe i habit të gjithë me dedikimin

Seti fotografik i Roza Latit me një zemër në dorë dhe e mbuluar me gjak i bëri ndjekësit të dyshonin se ajo i kishte dhënë fund lidhjes me partnerin.

“E pashë që nuk më donte për Rozën më donte për Roza Latin. E pashë që më adhuronte vetëm në skenë, nuk më adhuronte në shtëpi. E pashë që ishte i dashuri perfekt vetëm kur ishim mes njerëzve dhe jo kur ishim vetëm. E pashë që ai adhuronte famën. Me thoshte ta ‘ha zemrën’ dhe unë ja hëngra vërtetë”, shkroi Roza.

Mirëpo duke qenë se të gjithë u keqkuptuan Roza u detyrua të shpjegonte se si qëndron e vërteta duke publikuar në Instagram një foto me të dashurin e saj për të sqaruar se ishte thjesht një projekt.

“Zemrat e mia, shoh qe jeni shume te shqetesuar se kush me paska zhgenjyer mua ne ate far feje qe une bera setin “Ta ha zemren”. me keni bllokuar inboxin… Po ju ve ne dijeni publikisht, qe une jam shume e lumtur dhe Ok me te dashurin tim. E dua vertete. Seti “ta haj zemren” ishte nje frymezim kur pam zemren e silikonit te punuar aq reale sa thash… “wow” duhet ta bej nje foto me kete. Normal qe nje organ ne dore do foto hardcore, do nje set te eger. Dhe parukja bjonde na coi ne Mood te Divave qe kane qene gjithmone te zhgenjyera nga meshkujt. Keshtu qe, asgje personale. Just Shoë! And Wild Fun! Ju dua shume!”, ka shkruar moderatorja.