Lajme Javore

Informohu i pari

I tha gjyshit plak nuk të prek me dorë se më mbaroi orari i punës/ Mjeku shqiptar e pëson keq: E pezullojnë nga puna

Në media po qarkullon një video ku një mjek në QKMF-në e Podujevës nuk i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore të moshuarit me pretendimin se e ka mbaruar orarin e punës.

Pas kësaj është vendosur që i njëjti të suspendohet nga puna. Lajmin e ka konfirmuar drejroti i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu.

Njoftimi i plotë:
Një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet sjellja jo e mirë e një mjeku në QKMF në Podujevë ndaj një pacienti të moshuar, është e papranueshme dhe nuk përkon as me etikën profesionale.

E kuptoj se personeli shëndetësor është lodhur e dë rmuar nga situata që po kalojmë në ballafaqimin me COVID-19, kurse gjendjen e bën edhe më të rëndë mungesa e stafit mjekësor në QKMF, pas shkuarjes në specializim të 12 mjekëve.

Mirëpo, tërë kjo nuk e arsyeton një sjellje të tillë të mjekut, aq më pak ndaj një pacienti të moshuar.Lidhur me këtë rast, Këshilli Drejtues i QKMF-së dhe pas analizës së këtij rasti, Këshilli kanë vendosur që mjeku të suspendohet përkohësisht nga marrëdhënia e punës deri në një vendim të ri të Komisionit Disiplinor.