Lajme Javore

Informohu i pari

I kishte mbaruar kontrata para 1 viti, ALBtelecom zhvaste gjyshin 75-vjeçar çdo muaj

Një denoncim me nota fyerëse kundrejt shërbimit ndaj klientit, ka mbërritur pasditen e sotme në redaksinë e JOQ Albania. Kompania Albtelecom, e vlerësuar nga abonentët shqiptare si më abuzuesja për shkak të shërbimit gjysmak ndaj klientëve të saj, ka goditur sërish. “Vik timë” e kësaj loje është gjysh 75-vjeçar.

Rastin e ka rrëfyer mbesa e tij, tejet e indinjuar nga rasti i paprecedentë. Ndonëse kontrata e të moshuarit me kompaninë Albtelecom ka përfunduar më shumë se një vit më parë, ai vazhdonte të paguante për shërbimin dhe askush nuk e kishte njoftuar për të bërë ndërprerjen e saj, teksa në situatën e tanishme të izolimit, kompania i ka nxjerrë familjarëve të tij një kleçkë të padëgjuar!

Mbesa e 75-vjeçarit ka komunikuar me kompaninë ALBtelecom, për t’i shpjeguar situatën, por ata i janë përgjigjur duke i thënë se kontrata vazhdon automatikisht edhe nëse ajo ka përfunduar nëse pajtimtari nuk paraqitet në dyqanet e kompanisë për të firmosur.

Mirëpo, i moshuari nuk ka mundësi të shkojë te dyqanet për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Denoncuesja shprehet se tashmë gjyshi i saj po detyrohet të paguajë përderisa ALBtelecom vazhdon t’ia firmosë kontratat automatikisht, pa e vënë në dijeni.

Kompania në fjalë nuk ka pranuar të sjellë as teknikët për të marrë pajisjet e tyre dhe firmën e gjyshit të saj, madje as që në dyqan të paraqitet mbesa e 75-vjeçarit me kartën e gjyshit, por kërkojnë që i moshuari të paraqitet medoemos në dyqanet e tyre.

Sipas saj, problemi qëndron në faktin se gjyshi i saj nuk ka çfarë të firmosë, pasi afati i kontratës me ALBtelecom ka përfunduar një vit më parë. Mbesa e 75-vjeçarit thotë se vijonin ta bënin pagesën çdo muaj, sepse e merrnin shërbimin normalisht, pa vënë re që ka kaluar 2-vjeçari.

Ajo ka dërguar një foto nga përgjigja e kompanisë në fjalë, e cila e “sqaron” për ribërjen automatike të kontratave të përfunduara.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! hera e pare qe shkruaj dhe do doja te denoncoja te ashtequajturen “kompani” Albtelecom. Nje gjysh 75 vjec ka pasur dikur nje kontrate me kompanine ne fjale dhe kontrata ka mbaruar dhe zoteria detyrohet te paguj akm sespse nuk ka mundesi te shkoj tek dyqanet per shkak te covid19. Dhe pergjigjja e kompanise eshte qe ata bejne vazhdimis kontratash automatikisht dhe mesa duket 75 vjecari detyrohet te paguaj per aq kohe sa deshiron albtelekom se ja firmos kontratat vet automatikisht. Ja dhe biseda. Shume thjesht rreth 1 vit me pare ka mbaruar kontrata per tre sherbimet telefon fiks internet dhe televizion. Dhe i kerkuam kompanise te shkojn tek shpia e gjysherve per ti marr pasijet dhe firmen . Meqense nuk deshironin qe te shkoja une mjetin e identifikimit te gjyshit . Meqense nuk pranuan as te sjellin tekniket per te marr pajisjet e tyre si dhe firmen dhe as te shkoja une ne dyqan te beja procedurat me karten e gjyshit u detyrova ti them qe sdo e paguaj me sherbimin. Sepse kontrata ka skaduar. Dhe aty me thone qe kontrata ribehet vet automatikisht. Kontrata 2 vjecare e cila mbart firmen e gjyshit ka me shume se 1 vit qe ka skaduar . Ne vazhdonim te paguanim sepse merrnim dhe sherbimin pa e vene re qe ka kaluar 2 vjecari. Tani qe duam ta shkepusim. Nuk mundemi sepse duan fizikisht gjyshin 75 vjec tek dyqanet e tyre per te firmosur. Kur ne fakt ska asgje per te firmosur se kontrata eshte e skaduar. Por mesaduket albtelekomi ben kontrata vet sipas deshires automatikisht”.