Lajme Javore

Informohu i pari

Gripi i pulave shpërndahet me shpejtësi në Shqipëri/ Një tjetër zonë është prekur: Ja cfarë këshillohet

Bashkia e Peqinit ka njoftuar këtë të hënë se janë shfaqur rastet e para me gripin e shpendëve në territorin e saj.

Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Peqinit i bën thirrje fermerëve dhe banorëve të Peqinit që të lajmërojnë shërbimin veterinar menjëherë nëse konstatojnë shpendë të ngordhur apo të sëmurë.

Njoftim: NJOFTIM I RËNDËSISHËM FERMERË/BANORË NGA BASHKIA PEQIN

Ju lutem kontaktoni Veterinerin e Shërbimit Veterinar të bashkisë dhe veterinerin e( AKVMB) për ta njoftuar për çdo rast kur konstatoni :
-Shpendë oborresh, zbukurimi e të egra të sëmura apo të ngor dhura.
-Ngor dhje të menjëhershme të pa shpjegueshme.

– Ndalohet tregëtimi dhe blerja e shpendeve në ambjente të hapura dhe tregje.
Diten e Mërkurë datë 16.06.2021 tregu i gjëse se gjlallë është i mbyllur.

Për çdo rast telefononi specialistët e bashkisë :
0698420285 Edrin Gjata
0695721909 Luan Çela

Pak ditë më parë, Ministria e Shëndetëisë njoftoi se gripi i shpendëve ka prekur vendin tonë në tre vatra, Fushë-Krujë, Dajt dhe Bujan.