Lajme Javore

Informohu i pari

Fotot e pabesueshme para dhe pas katërnjakëve

Syman dhe Lindsay Hay kanë pesë fëmijë. Më i madhi s’i ka mbushur akoma pesë vjeç. Carson është katër dhe katërnjakët e tyre, Caiden Michael, Madison Grace, Lucas Ëilliam dhe Grayson James, janë shtatë muajsh.

Para se të ngelte shtatzënë, Lindsay u trajtua me hormonin Follistim, pasi sipas mjekëve vezët e saj ishin cilësi e dobët. “Nëse prodhojë më shumë vezë për cikël, do të dilte një vezë e mirë. Provuam këtë trajtim të kombinuar me ma rrëdhë nie të koordinuar gjashtë herë para se të provonim in vitro. Mbeta shtatzënë me katërnjakë në ciklin e tretë të këtij trajtimi,” tha ajo për BuzzFeed.

Kur morën vesh lajmin, Lindsay dhe Syman u shokuan. “S’më besohej. Më parë kisha vezë të dobëta, tani kisha katërnjakë? Im shoq nuk nxorri një fjalë nga goja,” tha ajo, dhe shtoi, “Sinqerisht s’e besoja se do të ishte një shtatzëni e suksesshme dhe u përgatita për abort spontan. Isha shumë e trembur, e pasigurt, e habitur.”

Lindsay mbeti shtatzënë me katërnjakë pas disa abortesh spontane dhe vendosi të ndajë me të tjerët udhëtimin e saj.

“Jam me fat që më pëlqen të jem shtatzënë, në të kundërt do të kishte qenë shumë e vështirë. Gjatë tremujorit të parë, bëhesha aq keq, sa s’rrija dot në këmbë. Me katër fëmijë dhe katër placenta, hormonte, lodhja dhe të përzierat thjesht u katërfishuan. Isha jashtëzakonisht në ankth dhe prisja mesnatën për të festuar që ia hodha dhe një ditë tjetër,” rrëfen ajo.

Rreth javës së 20, qafa e mitrës së Lindsay nisi të hollohej. “U tm errova dhe u binda se do t’i humbisja fëmijët. Por s’ndodhi kështu. E mbajta veten dhe shtatzënia zgjati 30 javë dhe katër ditë.”

Katërnjakët qëndruan në inkubatorë për shtatë javë dhe më pas dolën nga spitali shëndoshë e mirë. Më e bukura? Lindsay i ushqeu të gjithë me gji.