Lajme Javore

Informohu i pari

E vendosën në siklet, Ylli Limani flet për vajzën që i kushtoi këngën

Ylli Limani, një nga artistët më të kërkuar të momentit, ishte i ftuar sot në “E diell” ku foli për kohën që po kalonte në karantinë me familjen e tij.

I pyetur për ndonjë dedikim konkret që mund të kishin këngët e tij, Ylli u përgjigj: “Zakonisht luaj rolin e ‘vikt imës’ në këngët e mia, por nuk është jeta ime reale ajo dhe vuajtjet e mia nuk i tregoj në muzikë”.

Mirëpo Fjoralba Ponari nuk u bind edhe aq me përgjigjen e Yllit dhe i bëri menjëherë pyetjen e rradhës: Cilën këngë i ke kushtuar asaj që të ka thyer zemrën?

I vendosur në siklet, Ylli tha: “Këngët e mia në mos 100%, janë 50% me 50% sidomos kur i krijon këngët vetë, por normale, edhe unë jam djegur nga dashuria”.