E dinit këtë/ Ja sa lugë vaj ulliri duhet të konsumoni në ditë që të mos keni probleme me shëndetin
Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i vajit të ullirit janë fantastike për të gjithë organizmin. Jo më kot cilësohet si il’açi i jetëgjatësisë.
Në artikullin më poshtë, do të mësoni një kurë natyrale mirëbërëse për gjithë organizmin dhe efektiva për disa probleme shëndetësore në veçanti.
Kjo kurë natyrale ka të bëjë me konsumimin e 3 lugë gjellë vaj ulliri në ditë dhe ndihmon jo vetëm për të patur një organizëm të fortë por edhe në parandalimin dhe trajtimin e disa problemeve shëndetësore, të cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë.
Redukton Tensionin e Lartë
Falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve dhe acidit oleik, vaji i ullirit ndikon pozitivisht në reduktimin e tensionit të lartë. Ndaj dhe konsumimi i tre lugëve vaj ulliri në ditë ndihmon në parandalimin e hipertensionit.
Ndihmon Sistemin e Tretjes
Vaji i ullirit mbron shëndetin e stomakut duke reduktuar aciditetin duke ndihmuar aparatin tretës në mirëfunksionimin e tij.
Përthithja e kalçiumit dhe magnezit
Kalçiumi dhe magnezi janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për shëndetin e organizmit.
Sipas të dhënave, vaji i ullirit është një ndër produktet fantastike që ndihmojnë trupin në përthithjen më të mirë të kalçiumit dhe magnezit që marrim përmes ushqimit.
Problemet me zemrën dhe kolesteroli në gj ak
Konsumimi i tre lugë gjelle vaj ulliri në ditë ndihmon zemrën të jetë e shëndetshme dhe e fortë dhe të kryejë normalisht funksioninin e saj.