Lajme Javore

Informohu i pari

E bukura Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të tretë/ Ja emri i bukur që i ka vënë djalit…





Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj dhe multimilioneri iranian, Sam Nazarian, janë bërë prindër për herë të tretë. Pas dy vajzash, çifti janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Shá Yosef.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Emina përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me ët birin e porsalindur në krahë në spital. Ajo shprehet shumë e emocionuar dhe thotë se zemra e saj tashmë është e mbushur.

“Djali im është këtu Shá Yosef Nazarian Zemra ime është e mbushur

Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një. Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj.

Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, ka shkruar Emina krahas fotos. Kujtojmë që çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në maj të 2015-s, në një ceremoni luksoze në Meksikë.