Lajme Javore

Informohu i pari

Donte të bëhej kryetar i PD-së/ Flet Fatbardh Kadilli: Unë nuk iki nga Partia por do e…

Fatbardh Kadilli shpalli i pari ambicien për të marrë kreun e PD-së por në zgjedhjet e të dielës u rendit i fundit ndër katër kandidatët.

Para mediave, ai tha se zgjedhjet brenda PD shkuan më keq se ato të 25 prillit por përkundër asaj ai tha se e pranon rezultatin dhe vendimin e demokratëve që i dhanë një mandat të tretë Lulzim Bashës në krye të PD.

“Jam krenar që në PD jo për interesin tim ndezëm shkëndijen e parë të garës. Falë kësaj sfide demokratët patën mundësinë që të mos shkojnë symbyllur drejt mandatit të tretë. Falenderoj 41 mijë anëtarët që ju përgjigjen thirrjes për të votuar. Nuk jam këtu për të shprehur keqardhje për fitoren publicitare të Lulit. Kjo garë na dha një mundësi që nuk e shfrytëzuam. Megjithatë unë nuk jam Luli, e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve”.

Kadilli tha se nuk ka ndërmend të ikë, as të dorëzohet dhe aq më pak të krijojë parti të re. Ai tha se do të luftojë brenda PD për një projekt të ri për ringritjen e PD. “Në këtë parti Luli më ka gjetur dhe do më lërë mbrapa. Nuk largohem”.

I pyetur nëse e ka uruar Bashën, ai tha: “Kjo garë është e pabarabartë, në këto kushte nuk mund ta uroj, por respektoj vendimin”.