Lajme Javore

Informohu i pari

Dolën bashkë cift nga Përputhen/ Stela zbulon si po vazhdon marrëdhënia e saj me Cimin: Vajza ime e njeh vetëm nga TV





Të gjithë fansat e programit “Për’puthen” janë kuriozë që të dinë se çfarë po ndodh me jetën e konkurrentëve tani që emisioni ka mbaruar. E këtë kuriozitet ua heqin vetë ata, të cilët janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Stela ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët e kanë pyetur shumë rreth marrëdhënies me Çimin. Ata të dy dolën bashkë nga programi i dashurisë, e duket se gjërat po shkojnë mjaft mirë mes tyre.

Këtë e ka treguar Stela teksa u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të fansave në lidhje me Çimin. “Si po vete marrëdhënia jote me Çimin”, e pyet një ndjekës.