Lajme Javore

Informohu i pari

“Do t’u hiqet liria”/ Vjen arrestimi i parë në Shqipëri pas urdhrit të Ramës, i riu nga Tirana shoqërohet në komisariat

“Policia e Shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore! Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!”

Kështu paralajmëroi kryeministri Rama një ditë më parë të gjithë ata që do shkelnin rregullat e karantinës.

Mirëpo, duket se kjo masë e re ndëshkimore ka nisur zbatimin pa ardhur ende e hëna, siç ka deklaruar kryeministri.

E themi këtë pasi një i ri nga Tirana, që po lëvizte me biçikletë, është ndaluar nga policia dhe shoqëruar në rajon.

Ka qenë një qytetar i cili ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet momenti i arrestimit të të riut.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:40, në rrugën “Frosina Plaku” në zonën e “21 dhjetorit”, në kryeqytet.

Ky është arrestimi i parë në Shqipëri për shkak të shkeljes së masave kufizuese, që pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Rama një ditë më parë.

Vlen të theksohet se masat e reja ndëshkimore të paralajmëruara nga kryeministri Rama nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare, pra ky ligj i ri nuk ka hyrë në fuqi zyrtarisht.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq! Sapo arrestuan nje cun ne rrugen frosina plaku, perballe oslos. E arrestuan nuk i vun gjobe, po levizte me biciklete, policia i erdhi nga mbrapa dhe e arrestoi.