Lajme Javore

Informohu i pari

Do fejohen tani/ Cimi ka takuar vajzën e Stelës: Ja cfarë i ka thënë ajo





Stela dhe Ndriçimi dolën çift nga “Përputhen +40” dhe duket se gjërat mes tyre po shkojnë për bukuri. Dyshja ishin këtë pasdite të ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”, ku folën gjerë e gjatë për jetën jashtë kamerave.

Ndriçimi tregoi se është takuar me vajzën e Stelës, një moment shumë i rëndësishëm dhe emocional. Ai rrëfeu në studio se çfarë i ka thënë vogëlushja kur e ka takuar.

“I thashë të lutem mos i jep shumë dashuri mamit se jam edhe unë tani. Ajo më tha: “atëherë në qoftë se do mamin tim duhet të më blesh një dhomë plot me dhurata dhe pastaj merre por jo për shumë kohë, për disa dita”, u shpreh Ndriçimi.