Lajme Javore

Informohu i pari

Ç’po ndodh në Itali? Rritet sërish numri i vik timave nga koronavirusi, shënohen 135 vde kje më shumë se dje

Është rritur sërish numri i vik timave nga koronavirusi në Itali.

Ndonëse dje u shënua një ulje e ndjeshme e bilancit të vik timat, ku u shënuan 431 vde kje, ose 188 vik tima më pak se dy ditë më parë, sot kurba është rritur sërish.

Mbrotja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 566 persona nga koronavirusi, ose 135 vik tima më shumë se dje, duke e çuar në 20,465 numrin total të vde kjeve.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe vik timat, ka arritur në 159,516

Këtë të hënë, mbi 1200 pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi, duke lënë ambientet e spitaleve.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 35.435 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërkohë që 3260 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive.

I vetmi lajm i mirë është rënia e rasteve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 3153 raste të reja, ose gati një mijë më pak se dje, ku u testuan pozitivisht për Covid-19, rreth 4100 persona.

Deri më tani, në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion teste, ku mbi 40 mijë prej tyre janë bërë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i rasteve aktive me koronavirusi në Itali ka arritur në 103,616.

Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vde kjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 vi ktima në 24 orë.

Italia tashmë është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi në rang global, pasi SHBA tejkaloi shtetin fqinj për numrin e vik timave.