Lajme Javore

Informohu i pari

Berlusconi ndahet nga partnerja dhe lidhet me një vajzë 53 vjet më të vogël

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është ndarë nga partnerja e tij, Francesca Pascale, pas 12 vitesh bashkë, raportojnë mediat italiane. Çifti janë ndarë miqësisht dhe Pascale i ka uruar gjithë të mirat Berlusconit në deklaratën e saj të fundit.

Pas ndarjes, Berlusconi, 83 vjeç, është lidhur me Marta Fascina, pjesë e partisë së tij.

Marta Fascina

Marta Fascina, 30 vjeç është diplomuar në Filozofi në universitetin La Sapienza, Romë dhe ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit e më pas në fondacionin Milan.