Ajri i pastër dhe rrezet e diellit ulin rrezikun e infektimit nga Covid-19
Kalimi i kohës në ajër të pastër dhe nën rrezet e diellit, mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit nga Covid-19.
Tashmë që edhe masat kanë filluar të lehtësohen, ekspertët këshillojnë që njerëzit të shfrytëzojnë lirinë e tyre pikërisht duke bërë këtë gjë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që të mos respektohet distancimi social.
Shkencëtarët britanikë mendojnë se duke ruajtur distancimin social, të qëndruarit jashtë në ajër të pastër do e zvogëlojë rrezikun e infektimit nga koronavirus.
Profesori Alan Penn ka thënë:
Shkenca sugjeron që të qenit jashtë në rrezet e diellit, me ajër të pastër, mund të jetë një mënyrë për tu mbrojtur nga trasmetimi i virusit. Vendet më të rrezikshme për infektimin e njerëzve, janë vendet e mbyllura, pa ventilim të mirë. Por, në ambjente të hapura, të bollshme, virusi ka më pak shanse të mbijetojë.