Lajme Javore

Informohu i pari

Agron Shehaj e bën Bashën të flasë me vete/ Ai ka bërë gjithë këto gabime, duhet të jem unë kryetar

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka treguar se cilat janë sipas tij 3 gabimet që ka bërë Lulzim Basha, të cilat i kushtuan PD-së humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se dj egia e mandateve i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa mos-hyrja në zgjedhjet lokale i ka kushtuar PD-së dhjetra mijëra vota në Shqipëri.

“Djegia e mandateve, i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit. Mos-hyrja në zgjedhjet lokale na ka kushtuar me dhjetra mijëra vota në Shqipëri. Në fushatë, çështja kryesore duhej të ishte lufta kundër korrupsionit dhe jo me dhjetëra çështje duke i dhënë të gjithëve nga pak”, tha Shehaj.